Antonio Rudiger, prioriteti kryesor i Real Madridit për mbrojtjen

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se e ka bërë përparësi nënshkrimin e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Rudiger është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin nga Stamford Bridge dhe është lojtar i lirë nga qershori i vitit të ardhshëm.

Situata e tij duke mos rinovuar kontratën ka bërë klubet e mëdha evropiane të interesohen për nënshkrimin e tij.

Real Madridi thuhet se e ka bërë prioritet kryesor nënshkrimin e Rudigerit për verën e ardhshme.

Sipas mediumit ABC, Los Blancos besojnë se ata mund të joshin gjermanin në një transferim falas me premtimin e përputhjes së ambicieve të tij sportive.

Real Madrid Transfers: 3 better CB targets than Antonio Rudiger in 2022

Qendërmbrojtësi ka refuzuar të nënshkruajë një marrëveshje të re me Chelsean dhe kërkohet edhe nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Lojtari në treg ka një çmim prej 35 milionë eurosh dhe në rast transferimi falas, Reali do të dilte i fituar në të gjitha format. 

/Telegrafi/

Read Previous

Deschamps flet pas fitores së Francës ndaj Belgjikës

Read Next

MASHTI merr vendim që të ndalojë mbajtjen e tubimeve zgjedhore në hapësirat e brendshme të shkollave