Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në Gjakovë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, I cili theksoi se operacioni ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar dhe me konfiskim të narkotikëve.

“Mund të konfirmojmë se, bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga njësitet relevante policore kanë realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë”, ka thënë Kelani.

“Operacioni policor ka rezultuar me arrestim të personave të dyshuar, me konfiskim të narkotikëve dhe gjësendeve tjera, për të cilat do të njoftoheni pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”./Klankosova.tv

Read Previous

Projekti për restaurimin e Tabhanës që nga 22 janari në proces tenderimi

Read Next

​KMDLNj: Të sëmurët me kancer në mëshirën e askujt