Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Prej dy muajsh, ushtria amerikane ka ndërtuar një forcë të përbërë nga anije luftarake, avionë luftarakë, bombardues, marinsa, dronë dhe avionë spiun në Detin e Karaibeve. Është vendosja më e madhe në këtë zonë prej dekadash.
Bombarduesit me rreze të gjatë veprimi, B-52, kanë kryer “demonstrime sulmesh bombarduese” pranë brigjeve të Venezuelës. Trump ka autorizuar gjithashtu dërgimin e CIA-s në Venezuelë, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar.
SHBA thotë se ka vrarë dhjetëra persona në sulme ndaj anijeve të vogla që niseshin nga Venezuela dhe që, sipas saj, transportonin “narkotikë” dhe “narko-terroristë”, pa dhënë megjithatë prova apo detaje për personat në bord.
Këto sulme janë dënuar nga vendet e rajonit dhe ekspertët kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e tyre. Ato po paraqiten nga SHBA si pjesë e luftës kundër trafikut të drogës, por të gjitha shenjat tregojnë se bëhet fjalë për një fushatë frikësimi që synon të rrëzojë nga pushteti presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro.
“Kjo ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Ndoshta nuk do të ketë pushtim, por synimi është të dërgohet një mesazh i qartë,” thotë Dr. Christopher Sabatini, studiues i lartë për Amerikën Latine në institutet Chatham House.
Ai argumenton se grumbullimi ushtarak është një demonstrim force i menduar për të “futur frikë” në zemrat e ushtrisë venezuelase dhe rrethit të ngushtë të Maduros, që ata të kthehen kundër tij.
BBC ka monitoruar të dhënat publike të ndjekjes së avionëve dhe anijeve amerikane në rajon — së bashku me imazhe satelitore dhe postime në rrjetet sociale — për të ndërtuar një panoramë të vendndodhjes së forcave të Trump.
Vendosja e trupave ka ndryshuar me kohën, ndaj rajoni po monitorohet rregullisht për përditësime.
Më 23 tetor, u identifikuan 10 anije ushtarake amerikane në rajon, përfshirë shkatërrues me raketa drejtuese, anije amfibie sulmuese dhe cisterna nafte për furnizim në det./express