Anëtarësimi në BE, Scholz: Një përjashtim për Ukrainën, do të ishte i padrejtë për Ballkanin

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se përpjekjet e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian nuk mund të përshpejtohen pavarësisht pushtimit rus, shkruan BBC.

Duke iu drejtuar Bundestagut – parlamentit të Gjermanisë, përpara një takimi të liderëve të BE-së, ai tha se nuk ka “asnjë rrugë të shkurtër” për t’u bashkuar me bllokun dhe argumentoi se një përjashtim për Ukrainën do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit që po kërkojnë gjithashtu anëtarësimin.

Presidenti Emmanuel Macron i Francës paralajmëroi më parë se mund të duhen “dekada” që Ukraina të bëhet një vend anëtar, një vlerësim me të cilin ra dakord edhe lideri gjerman. Në prill, Scholz bëri thirrje që të përshpejtohen aplikimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësimin. Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike,” tha Scholz.

/abcnews.al

Read Previous

Mendimi i ndarë i njërit nga anëtarët e trupit gjykues në aktgjykimin dënues ndaj Gucatit e Haradinajt

Read Next

Moti në Gjakovë