Ancelotti pritet të shkarkohet nëse nuk e fiton Kupën e Botës për Klube

Carlo Ancelotti mund të shkarkohet nga Real Madridi në ditët në vazhdim.

Trajneri italian po zhgënjen në këtë edicion, pas atij të kaluarit ku fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Por, në këtë sezon – Los Blancos kanë mbetur tetë pikë mbrapa liderit të ligës, Barcelonës dhe Ancelotti e ka vënë vetën në një pozitë të palakmueshme, raporton Relevo.

Burime të afërta me mediumin bëjnë të ditur se nëse Ancelotti nuk e fiton Kupën e Botës për Klube, atëherë shkarkimi është i pashmangshme.

Trajner si Mauricio Pochettino, Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Jurgen Klopp mund të jenë pasuesit e tij në Bernabeu.

Ancelotti nuk po arrin ta gjejë formacionin që i përshtate stilit të tij, andaj edhe ka ardhur forma e dobët në këtë sezon. /Telegrafi/

Read Previous

Guterres: Po shkojmë drejt një lufte më të gjerë, perspektivat për paqe në Ukrainë po zvogëlohen

Read Next

Kosova pranoi planin evropian, Bildt: Është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të mardhënieve me Serbinë