Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Real Madridi ka mposhtur Bayernin Munichun me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke siguruar një vend në finalen e madhe.

Matthijs de Ligt shënoi atë që ai mendoi se ishte një gol i barazimit në minutat e fundit të kohës shtesë, por ai u përjashtua nga gjyqtarët.

Gjyqtari anësor ngriti flamurin e tij dhe – përpara se mbrojtësi të godiste topin – gjyqtari fryu bilbilin për të sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Bayern kuptueshëm ishte i pakënaqur me vendimin, me De Ligt që sugjeroi që gjyqtarët e ndihmojnë Real Madridin.

Megjithatë, pas ndeshjes ka folur trajneri i Los Blancos, Ancelotti, i cili ka thënë se do të ankohen edhe ata pas ankesave të Bayernit.

“Episodi jashtë loje është i thjeshtë për t’u shpjeguar. Ndoshta nuk ishte jashtë loje, por gjyqtari vërshëlleu (para golit) dhe ne pushuam së luajturi. Kjo është e gjitha”.

“Bayern u ankua për pozitën jashtë loje? Në rregull, kështu që ne ankohemi për golin e anuluar të Nachos… sepse Kimmich simuloi”, ka thënë Ancelotti.

Real Madridit iu anulua një gol në minutën e 69-të pasi rishikimi i VAR-it tregoi se Nacho e faulloi Joshua Kimmich gjatë goditjes nga këndi që çoi në gol. /Telegrafi/

Read Previous

Rriten çmimet naftës, cilët janë faktorët?

Read Next

Humbja ndaj Real Madridit, Tuchel: Gjyqtarët fajtorë, mendoj se ishte një fatkeqësi absolute