Humbja ndaj Real Madridit, Tuchel: Gjyqtarët fajtorë, mendoj se ishte një fatkeqësi absolute

Real Madrid kaloi në një tjetër finale të Champions League të mërkurën, teksa mposhti Bayern Munich në ndeshjen e tyre gjysmëfinale, duke fituar 4-3 në total pas një triumfi 2-1 në ndeshjen e dytë në ‘Santiago Bernabeu’.

Në përfundim të ndeshjes, ishte Thomas Tuchel i cili foli për mediat tepër i nervozuar.

“Unë mendoj se është një fatkeqësi absolute. Me golin e dytë të Real Madrid, ata e lanë lojën të vazhdojë. Rregulli i qartë është që loja duhet të ndalojë. Gabimi i parë u bë nga gjyqtari anësor, i dyti nga gjyqtari kryesor. Ishte një shkelje e qartë e rregullave”, ka thënë fillimisht Tuchel.

Gjatë një interviste të mëtejshme, Tuchel vuri në mënyrë të vendosur fajin në ekipin e gjyqtarëve dhe ai gjithashtu  la të kuptohet presioni nga Real Madrid dhe turma e Santiago Bernabeu që luanin një rol në vendimmarrjen e tyre.

“Çfarë mendoj unë për Bernabeun? Ka pasur efektin e vet te gjyqtarët”, përfundoi trajneri i Bayern./h.ll/abcnews.al

Read Previous

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Read Next

Kurti e Osmani kujtojnë Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn