Ambasadorja e Izraelit: Raportet me institucionet e Kosovës kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, foli për raportet me institucionet e Kosovës.

Ajo u shpreh se ato kanë qenë të shkëlqyeshme dhe sipas saj, do të vazhdojnë të jenë të tilla.

“Institucionet e Kosovës janë shumë të mira, kanë qenë të mira që nga fillimi dhe janë të mira tani. Mendoj që fokusi ynë ishte pak më tepër në Izrael dhe në vështirësitë që kemi pasur në dy vjetët e fundit dhe Kosova po kalon nëpër çështje politike gjithashtu që nga zgjedhjet e kaluara. Mirëpo, marrëdhëniet me institucionet do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme”.

“Jam e sigurt që Kosova do t’ia dalë ta kapërcejë historinë nëpër të cilën po kaloni dhe të vazhdoni nga aty dhe t’i zhvilloni marrëdhëniet me vendet e tjera”, u shpreh tutje ajo. /Klankosova.tv

Read Previous

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Kamenicë

Read Next

Policia e Kosovës: Rreth 30 aksidente trafiku për 24 orë