Ambasada e ShBA-së me paralajmërim për mashtrime me vizat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë një paralajmërim rreth Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, program ky që është në kuadër të Lotarisë Amerikane, duke bërë thirrje që të bëhet kujdes ndaj mashtrimeve.

Nga Ambasada amerikane sqarojnë se përzgjedhja në këtë program bëhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga aplikimet që pranohen dhe s’ka kurrfarë tarife.

“Mbroni vetën nga mashtrimet. Çdo individ ose shërbim që pretendon se mund të rrisë shanset tuaja për t’u përzgjedhur është i pandershëm. Përzgjedhja e DV-së kryhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga hyrjet e pranueshme dhe nuk ka asnjë tarifë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

E turpshme dhe e papërgjegjshme, eurodeputeti holandez godet BE-në për çështjen e vizave

Read Next

Si duhet të përballet Evropa me kërcënimet kibernetike gjatë dimrin që po vjen