Ambasada Britanike: Veprimet e njëanshme ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e QUINT-it dhe BE-në

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë e ka shpërdarë qëndrimin e vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian rreth komunave veriore.

Me anë të një cicërime në Twitter, kjo ambasadë thotë se e përsërisin deklaratën e tyre të lëshuar më 26 maj, në të cilin dënon veprimet e tilla të Kosovës për hyrje me forcë në ndërtesat e këtyre komunave.

“Veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe BE-në”, thuhet në reagim.

/KlanKosova/

Read Previous

Kurti flet me Borrellin për situatën në veri: Kryetarët do të ofrojnë shërbime për të gjithë – të zbatohet marrëveshja bazë

Read Next

Fundoset varka turistike në Itali, tre të vdekur dhe një i zhdukur