Albin Kurti qëndron për vizitë në Gjakovë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga radhët e këtij subjekti politik ka qëndruar për vizitë në fshatin Vraniq të Gjakovës. Me këtë rast ata së bashku me familjarë bënë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve Lleshi.Vlerat e luftës do të jenë udhërrëfyesi ynë në politikat institucionale dhe shtetërore tha mes tjerash Kurti.

Kurti gjatë prezantimit të deputetëve që ishin prezent tha se në qeverisjen e tij korrupsioni e largimi i rinisë nga vendi do të luftohet me punësim dhe shtetndërtim.

Pas homazheve bashkarisaht vizituan familjen Lleshi. Gjatë kësaj vizite u tha se sakrifica e kësaj familje është treguesi më i mirë se sa e shtrenjtë ka qenë rruga drejt lirisë dhe pavarësisë.
Dëshmorët Mark, Prend, Kolë dhe Memë Lleshi ranë heroikisht në luftyën e fundit të Kosovës.

Read Previous

​Nuk do të ketë transferime për Liverpoolin në këtë merkato

Read Next

Kuvendi Komunal mban mbledhjen e parë për vitin 2021