Alban Ramosaj fitues i ‘Këngës Magjike’ (VIDEO)

Alban Ramosaj me këngën ‘Thikat e mia’ ka fituar edicionin e 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’.

Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe vetë këngëtari Ramosaj. Këngëtari krahas votave të jurisë, rrëmbeu edhe ato të artistëve por dhe të publikut.

Çmimi u dorëzua nga fituesja e edicionit të kaluar të Këngës Magjike, Eneda Tarifa. Ndërkaq Alban Ramosaj pas fitores falënderoj nënën e tij dhe publikun duke theksuar se kjo ishte vetëm një kujtesë e arsyes se pse ai këndon.

Nata e sotme krahas performancave që dhanë artistët në skenë u shoqërua edhe me prezencën e dy finalistëve të Eurovsionit, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri./KultPlus.com

Read Previous

Policia gjobit 398 qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Read Next

Lista e plotë e fituesve të ‘Këngës Magjike’