Akull i mistershëm shpon çatinë dhe bie në dhomë të gjumit (VIDEO)

Një burrë nga Wisconsin mori një telefonatë të pazakontë zgjimi kur një copë akulli gati gjashtë kilogramë u përplas në tavanin e dhomës së tij të gjumit.

Ken Millermon tha se ishte në shtrat në shtëpinë e familjes së tij kur copa e akullit u përplas përmes çatisë dhe depërtoi brenda dhomës.

Pronari i shtëpisë e krahasoi zhurmën e rrëzimit me një shpërthim armësh.

Origjina e copës së akullit është një mister. Shërbimi Kombëtar i Motit në Chanhassen, tha se retë e stuhisë në atë zonë në mëngjes nuk ishin aq të forta sat ë shkaktonin breshër me madhësinë e copës së akullit.

Read Previous

Mjeku në Austri, me një shiringë vaksinoi 60 persona kundër coronavirusit

Read Next

Kamenicë, si pasojë e shiut degët e pemëve bien mbi vetura