Aksioni i Prokurorisë Speciale në veri 

Janë publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në komunat Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas pamjeve të “Jepi Zë”, bastisjet shihen se janë duke u zhvilluar në nëntë lokacione të ndryshme, në kuadër të një urdhri të lëshuar nga Gjykata, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Aksioni është pjesë e hetimeve për disa vepra të rënda penale, përfshirë:

Rrezikimi i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to

Vrasje e rëndë

Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Hetimet dhe bastisjet janë duke u kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

GazetaSinjali/

Read Previous

Operacion policor në Zubin Potok e Zveçan

Read Next

Tri përballje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll