Aksionarët e Tesla-s miratojnë marrëveshjen rekord të pagës prej 1 trilion dollarësh për Elon Musk

Aksionarët e Tesla-s kanë miratuar një paketë pagash historike për themeluesin dhe drejtuesin ekzekutiv Elon Musk, e cila mund të arrijë vlerën e paprecedentë prej gati 1 trilion dollarësh nëse përmbushen objektivat e përcaktuara.

Vendimi u miratua me 75% të votave pro gjatë mbledhjes vjetore të përgjithshme të kompanisë. Kjo paketë është e lidhur ngushtë me performancën e Teslës gjatë 10 viteve të ardhshme dhe synon ta mbajë Musk-in në krye të kompanisë.

Sipas marrëveshjes, Musk do të fitojë qindra miliona aksione të reja nëse kompania arrin disa pika kyçe, përfshirë, rritjen e vlerës së tregut të Teslës në 8.5 trilionë dollarë, nga rreth 1.4 trilionë dollarë aktualisht. Vënien në funksion komercial të 1 milion automjeteve Robotaxi me drejtim tërësisht autonom.

Megjithëse bordi i kompanisë ka argumentuar se paketa është e nevojshme për të mos humbur drejtuesin karizmatik, kritikët e kanë quajtur marrëveshjen “të tepruar” dhe “shenjë të pabarazisë së thellë” në kompensimet korporative.

Megjithatë, vëmendja e Musk ndaj robotit humanoid “Optimus” gjatë prezantimit ndezi debat mes analistëve, të cilët shpresonin se Musk do të përqendrohej më shumë në ringjalljen e linjës kryesore të automjeteve elektrike të Teslës. /rtsh.al/

Read Previous

A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

Read Next

Thierry Henry kritikon Barcelonën: Duke luajtur kështu, nuk fiton dot asgjë në Europë