Aksion policor, raportohet për 15 të arrestuar

Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat speciale RENEA-n kanë zhvilluar një aksion në Vlorë.

Kontrollet janë zhvilluar në lagjen “Pavarësia” dhe raportohet për 15 të shoqëruar, shkruan Euronews Albania.

Brenda një mjeti tip Audi të blinduar është gjetur dhe një armë zjarri.

Ky është informacioni deri tani, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Prej disa ditësh në qytetin bregdetar ka pasur kontrolle të shumta nga policia për persona në kërkim apo armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/

Read Previous

Fotoreporteri i NYT: Kam mbuluar disa luftëra, ajo në Kosovë më e tmerrshmja

Read Next

Mashtruan se do t’i punësojnë në shtete të ndryshme duke i marr para deri në 3,000 euro, arrestohen dy persona