Aksidenti tragjik në Shqipëri, reagon Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Shqipëri, ku humbën jetën 8 qytetarë, duke thënë se në këto momente kaq të vështira qëndrojnë pranë familjeve të viktimave, të cilët lutemi ta gjejnë forcën që ta përballojnë këtë tragjedi, e cila ka tronditur dhe prekur të gjithëve.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve dhe miqve të viktimave, por edhe ndaj shtetit të Shqipërisë, po aq sa edhe popullit tonë, sepse sot është një ditë e trishtë për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ai në Facebook. /KosovaPress/

Read Previous

Blinken vizitë në Paris, fokusi Ukraina dhe Lindja e Mesme

Read Next

Nga nesër gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik, dënimet rriten nga 100 deri në 500 euro