Aksidenti në rrugën Zhur-Prizren, njëri nga të lënduarit në gjendje kritike

Njëri nga të lënduarit në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur-Prizren, është në gjendje kritike për jetën.

I njëjti është duke u trajtuar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe ka politraumë të rëndë.

Në aksidentin në fjalë i vdekur ka mbetur një person, ndërsa i lënduar edhe një tjetër, i cili po ashtu është dërguar në QKUK, por pritet të lirohet sot pasi ka lëndime më të lehta.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa.

“Dy pacientë të lënduar në aksidentin në rrugën Zhur-Prizren janë duke i trajtuar në klinikën tonë. Njëri nga ta ka lëndime më të lehta ndaj pritet të lirohet sot, ndërsa i lënduari tjetër është në gjendje kritike në reaminacion dhe ka politraumë të rëndë”. /Telegrafi/

Read Previous

Konjufca takohet me delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar

Read Next

Unaza prej ari e Gjeçovit, si e shpëtoi këtë unazë për t’ia kaluar brezave të tjerë të shqiptarëve