Aksident tragjik në Londër, humbin jetën 3 të rinj, një në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik në Londër u ka marrë jetën tre të rinjve dhe dy të tjerë janë dërguar në spital. Ngjarja ndodhi në 23:26 të së dielës mbrëma pas raportimeve për një aksident.

Pesë të rinj, të gjithë rreth të 20-ave, u gjetën brenda automjetit, sipas Daily Mail.

Të tre personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa dy persona u dërguan menjëherë në spital, me një në gjendje kritike për jetën dhe tjetrin me lëndime jashtë rrezikut për jetën.

Polica ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike./abcnews.al

Read Previous

Osmani: Partneriteti ynë me SHBA-të i palëkundur

Read Next

Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, përcaktohen skuadrat e fazës së “play-off” dhe “play-in”