Osmani: Partneriteti ynë me SHBA-të i palëkundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se i është mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Thellësisht mirënjohës Zyrës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për përzgjedhjen e Presidencës së Kosovës si partner implementues për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka thënë Osmani.

Tutje, sipas presidentes, ky është edhe një shembull i fuqishëm i partneritetit tonë të palëkundur me Shtetet e Bashkuara./rtklive

Read Previous

Forumi për Gratë, Kurti: Viktimat e luftës çnjerëzore të Serbisë sot janë heroinat tona

Read Next

Aksident tragjik në Londër, humbin jetën 3 të rinj, një në gjendje të rëndë