Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, përcaktohen skuadrat e fazës së “play-off” dhe “play-in”

NBA mbylli sezonin e rregullt, duke projektuar përballjet në fazat e ardhshme të basketbollit amerikan, që janë “play-in” dhe “play-off”. Nuk kishte supriza në renditjen përfundimtare në të dyja Konferencat, sidomos në Lindje, ku Boston kishte siguruar prej kohësh kryuesimin.

Celtics janë edhe skuadra e rekordeve në sezonin e rregullt me 64 fitore dhe vetëm 18 humbje. Një seri e shkëlqyer, që rrit kuotat e tyre në garën për titullin kampion. Ndeshjet e mbrëmjes së fundit nuk ndryshuan as renditjen e ndjekësve të Boston, me New York Knicks, Milwaukee, Cleveland, Orlando dhe Indiana, që siguruan pjesëmarrjen direkte në “play-off”, ndërsa, Philadelphia, Miami, Chicago dhe Atlanta do të kenë edhe një shans në përballjet e “play-in”.

Në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma ka mbyllur sezonin e rregullt si kryesuese e rendtjes. Sezon i shkëlqyer për Thunders, që lanë pas në një garë me shumë përmbysje kampionët në fuqi të Denver dhe Minnesota, me Los Angeles Clippers, Dallas dhe Phoenix, që plotësojnë fashën e “play-off” në krahun perëndimor, ndërsa, skuadra të mëdha të NBA, si Los Angeles Lakers apo Golden State do të luajnë në “play-in”.

Sipas programit, këto ndeshje do të luhen nga datat 16 deri më 19 prill, ndërsa më 20 prill nisin përballjet e “play-off” që do të japin një pasqyrë më të saktë të skuadrave favorite në garën për titullin kampion në NBA. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Aksident tragjik në Londër, humbin jetën 3 të rinj, një në gjendje të rëndë

Read Next

Zeqa: Arti i rëndësishëm për kulturën e një vendi