Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Mrasor, në rrugën që lidh Gjakovën me Klinën.
Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar.
“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, njofton zyrtarja për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi. /tvsyrivision/
Më poshtë gjeni kronikën e detajuar: