Aksident në Itali, humbin jetën katër të rinj, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Godega di Sant’Urbano në Itali, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën katër të rinj, në mesin e tyre edhe një 19-vjeçar shqiptar.

Të rinjtë, sipas mediave italiane, po ktheheshin në shtëpi pas një feste.

Ata që ngritën alarmin në lidhje me aksidentin ishin banorët e zonës të cilët kishin dëgjuar zhurmën dhe menjëherë kishin telefonuar policinë dhe ambulancën.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit kanë nisur.

/abcnews.al/

Read Previous

​55 pacientë me COVID-19 janë në trajtim mjekësor

Read Next

Kastrati: Ura në fshatin Osek Pashë do të rregullohet përsëri