Aksident i rëndë trafiku në Korenicë të Gjakovës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës në fshatin Korenicë të Gjakovës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, 9 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, ku janë duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Raporti i Policisë:

Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete.Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Mbi 158 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore

Read Next

Detajet e aktakuzës për krimet e luftës në Gjakovë