Akil Gjakova intervistohet nga Policia, me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova.

Ky i fundit është arrestuar pasi është vetë dorëzuar mbrëmë rreth orës 22:05 minuta.

Detaje për rastin ka dhënë sot Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se xhudisti kosovar është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.

Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.  /GazetaSinjali/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Pamje të një ‘bote apokaliptike’, pas motit të ligë në Dubai

Read Next

Sullivan: SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit