Agjenti i Caicedos e kritikon Brighton-in për bllokimin e transferimit të mesfushorit tek Arsenali

Agjenti i Moises Caicedo ka kritikuar klubin e Brighton & Hove Albion, që nuk e lejuan klientin e tij të realizojë ëndrrën.

Brightoni refuzoi dy oferta të Arsenalit gjatë muajit të kaluar, njëra ofertë kishte vlerën e 60 milionë funteve, kurse tjetra 70 milionë funte.

Caicedo, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, e kishte shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar, duke thënë se dëshiron që ta shfrytëzojë këtë mundësi madhështore.

Ekuadoriani pastaj nuk stërviti me “Pulëbardhat” dhe mungoi në një ndeshje kundër Liverpoolit, në Kupën FA.

Por, pavarësisht kësaj, Brightoni këmbënguli se 21-vjeçari nuk është për shitje.

Agjenti i Caicedos, Manuel Sierra, së fundmi foli rreth kësaj çështjeje dhe shpjegoi pse mesfushori bëri kërkesë publike për t’u larguar nga “Amex Stadium”.

“Ofertat u dorëzuan, ju shikoni se çfarë është në tryezë dhe Moises thotë se ai dëshiron të shkojë përpara, se kjo është ëndrra e gjithë jetës së tij, se është një mundësi që nuk mund të përsëritet në jetë”, tha ai për “Marca90Ec”.

“Në atë deklaratë ai shpreh dëshirën dhe mirënjohjen e tij për klubin sepse i dhanë mundësinë për të përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur në Premierligë. Ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë nesër, ndoshta ai stërvitet dhe lëndohet. Ne nuk mund të dimë se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Sierra.

Ndryshe, Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme me Brightonin deri në verën e vitit 2025. /Gazeta Express/

Read Previous

Një valë e të ftohtit arktik përfshin SHBA-në dhe Kanadanë

Read Next

VIDEO/ Treni del nga shinat, shpërthen një zjarr i madh në Ohio