• 1 July, 2022

Afër 109 mijë euro pensione u paguan për personat e vdekur

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe vitin e kaluar ka bërë pagesa për personat që kanë vdekur, të cilët nuk janë larguar nga lista e pensioneve.

Vetëm gjatë vitit 2020, shteti ka harxhuar afër 109 mijë euro, prej tyre mbi 6 mijë euro për pensionet e rreth 38 veteranëve të vdekur. 

“Pensionet e paguara pas vdekjes së përfituesve – Nga krahasimi i të dhënave/regjistrave ndërmjet MPMS dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil kemi gjetur se gjatë vitit 2020 janë realizuar gjithsej 840 pagesa, në vlerë totale 108,801€ për pensione pas vdekjes së përfituesve“, thuhet në raportin e ZKA-së.

Por, kjo nuk është kategoria e vetme për të cilat janë ndarë para edhe pas vdekjes.

Sipas Ligjeve përkatëse të skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve. 

Mbetja e personave të vdekur në listat e pagesave janë pagesa të parregullta, sipas Auditorit, dhe si të tilla dëmtojnë buxhetin e ministrisë./gazetasinjali

Read Previous

Moti sot

Read Next

Pjesëmarrja në dasma/ A do t’u kërkohet edhe mërgimtarëve dëshmia e vaksinimit?