Aeroporti i Prishtinës zhvillon ushtrim emergjence në shkallë të plotë

Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të organizojë një ushtrim emergjence në shkallë të plotë.

Si pjesë e këtij ushtrimi, do të jenë të përfshirë njësi zjarrfikëse, policore dhe autoambulanca, duke simuluar situata reale për të testuar gatishmërinë dhe koordinimin e institucioneve përgjegjëse në raste emergjence.

Ushtrimi ka për qëllim përmirësimin e përgjigjes ndaj situatave kritike dhe rritjen e sigurisë për pasagjerët dhe stafin e aeroportit./indeksonline

Read Previous

Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë

Read Next

Në Bruksel diskutohet për “afatet e integrimit” të Kosovës në BE