Ademi: Punimet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” po vazhdojnë me intensitet të madh

Punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Është duke u punuar për rinovimin e tërësishëm të fushës në stadiumin në kryeqytet.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka qëndruar në stadium për të parë nga afër se si po shkojnë punimet.

“Punimet në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ po vazhdojnë me intensitet të madh”.

“Për çdo ditë qëndroj për vizitë në stadium për të ndjekur progresin e punimeve, të cilat tash për tash po kryehen sipas parashikimeve”.

Ademi tutje ka thënë se nëse është nevoja do të punojnë ditë e natë në mënyrë që gjithçka të përmbyllet në afatin e paraparë.

“Në rast nevoje mund të përfshijmë edhe orarin e ndërrimeve – ditë e natë – në mënyrë që të punohet edhe nën dritën e reflektorëve dhe që gjithçka të përmbyllet në afatin e paraparë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/

Read Previous

Evropa po piqet në “stresin ekstrem të nxehtësisë” duke i shtyrë temperaturat në nivele rekord

Read Next

SHBA dërgon sistemin raketor të sulmit tokësor në Filipine për stërvitje, mesazh për Kinën