Abdulrazak Gurnah fiton Nobelin për Letërsi

Novelisti tanzanian Abdulrazak Gurnah ka fituar Nobelin për Letërsi 2021.

Çmimi iu dha për “depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”, njofton Klan Kosova.

Gurnah, i cili u rrit në një ishull të Zanzibarit, shkoi në Angli si refugjat në vitet 1960, ka publikuar 10 novela dhe po ashtu një numër të storieve të shkurta.

“Tema e pengesave të refugjatëve është prezente gjatë gjithë punës së tij”.

/KlanKosova/

Read Previous

Rriten kërkesat për shërbimet post-COVID në Spitalin e Gjakovës

Read Next

MSH: Është herët për ndryshime të mëdha në masat antiCOVID