Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, ka thënë se për ta është e pranueshme cilado datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Patëm diskutime zyrtare për datën e zgjedhjeve. Kurdo që Presidentja e vlerëson, në afatin kushtetues të rregullt brenda parashikimeve kushtetuese”, tha Abdixhiku.
Në takimin e sotëm konsultativ të presidentes Osmani me partitë politike nuk morën pjesë VV-ja.
Ata kanë paralajmëruar dërgimin në Kushtetuese të dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit. /Reporteri.net/