Abdixhiku: Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se dëshiron të besoj se presidentja do të deklarojë “gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik”.

Më tej, i pari i LDK-së, gjithë këtë gjë e quan shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimet demokratike, e cila sipas tij, duhet të marrë fund. /Klankosova.tv/

Read Previous

LVV-ja propozon Konjufcën mandatar për kryeministër

Read Next

Konjufca: Një qeveri pa Kurtin kryeministër, kompromisi më i madh që mund të bëjë LVV