Abdixhiku deklaron pasurinë: Mbi 6 mijë euro në bankë

Agjencia për Parandalimin Kundër Korrupsionit ka publikuar regjistrat e pasurisë të disa zyrtarëve publikë.

Në mesin e zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë është edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka një shtëpi, në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës është 90 mijë euro.

Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi, e banesë, por që i ka të përbashkëta me familje.

Abdixhiku ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij ka një veturë, vlera e të cilës është 25 mijë euro.

Para të gatshme, Abdixhiku ka deklaruar se ka mbi 6 mijë e 500 euro.

Kurse, bashkëshortja e tij, ka 876 euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Lumir Abdixhikut mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Read Previous

Kjo është pasuria që deklaroi ministrja Donika Gërvalla

Read Next

Formacioni i lojtarëve që kanë shënuar më së shumti gola në Superligën e Zvicrës