Abbott viziton kampin e Bondsteel-it: Është një kohë e vështirë dhe shqetësuese për kosovarët

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, këtë të mërkurë ka vizituar kampin Bondsteel, ku është takuar me ushtarakët britanik të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore.

“Ata janë tani nën komandën e NATO-s të cilëve do t’u bashkohen edhe 200 ushtarë të tjerë nga Britania e Madhe në ditët në vijim”, ka shkruar Abbott në platformën sociale, X.

Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, diplomati britanik, është shprehur i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në kuadër të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt.

/albanianpost/

Read Previous

​Trepça në Estoni kërkon kualifikimin në grupet e FIBA Europe Cup

Read Next

​Bie vëllimi i shitjeve me pakicë në eurozonë dhe BE më shumë sesa pritej