Abazoviq ia dorëzon detyrën kryeministrit të ri të Malit të Zi, Milojko Spajiq

Kryeministri i deritanishëm i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Milojko Spajiq.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Abazoviq, përmes një postimi në Facebook.

“Siç diktojnë sjelljet demokratike, mëngjesin e sotëm është bërë transferimi i detyrës! I urova fat Kryeministrit të ri dhe qeverisë së re”, ka shkruar Abazoviq.

Ndryshe, pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministrin e ri Milojko Spajiq.

Për Qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Ndërsa sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike. /Telegrafi/

Read Previous

UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë

Read Next

Krejt çka u tha në takimin e Osmanit dhe Kurtit me kryetaren e Komisionit Evropian