AAK takoi banorët e zonës së Dushkajës

Kandidatët për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbajtur takim me banorët e fshatrave Bec, Zhdrellë,Lugbunar,Sopot dhe Qerim.
“Kosovës i duhet një njeri që dinë kur thuhet po dhe kur jo, Ramushi e dinë këtë më së miri” tha ndër të tjera nënkryetari i këtij subjekti politik z.Ardian Gjini.

Ndërkaq kandidati për deputet Lahi Brahimaj kërkoi votën sot ashtu siç kërkoi pushkën dikur.

Kandidati tjetër Shefqet Dinaj u shpreh që ka arritur pjekurinë politike prandaj kërkon besimin dhe për Parlament.

Edhe  Nikollë Prelaj, kandidat për deputet në këto zgjedhje kërkoi votën duke potencuar se “Rruga e drejtë është Aleanca sidomos për komunën e Gjakovës”.

Fjalën e morën edhe Burbuqe Bakija Deva, Teuta Haxhiu dhe Florentina Gjergjaj të cilat kërkuan mobilizim të votuesve për 14 shkurt.

Read Previous

70 mijë euro për organizimin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Read Next

​Tottenham-Chelsea, derbi i parë londinez mes Mourinhos e Tuchel