A i dini këto fakte për ditën e Pavarësisë?

Pasditja e datës 17 shkurt të vitit 2008, pikërisht 13 vite më parë kishte në fokus Kuvendin e Kosovës.
 Sytë e mijëra qytetarëve anëkënd trojeve shqiptare ishin të përqëndruar aty dhe prisnin me ankth nga momenti në moment leximin e deklaratës së Pavarësisë. Ky akt historik ndodhi pikërisht në orën 15:39 minuta, me një pjesëmarrje të 109 deputetëve nga 120 që ishin gjithsej Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, demokratik e sovran.

Ne kemi renditur disa fakte interesante lidhur me këtë datë historike:

  1. Pavarësia e Kosovës është shpallur në datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.
  2. Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës ishte Muhamet Ibrahimi.
  3. Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti i athershëm Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
  4. Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
  5. Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
  6. Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.
  7. Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!
  8.  Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
  9.  Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
  10. Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, kurse ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.
  11.  Prezentë gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte, kishin qenë edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.
  12. Newborn është monumenti i parë i madh që përkujton pavarësinë e Kosovës. Është krijuar nga Fisnik Ismajli dhe nga agjencia kreative Ogilvy Kosova  U punua për 10 ditë pa ndalë; ditë e natë. “Newborn” u zgjodh si një fjalë angleze që ka fuqinë për tapërshkruar datëlindjen e një shteti të ri. Ngjyra e verdhë është zgjedhur për t’u kombinuar me banderolat ngjyrë të kaltër si dhe me sloganet përkrahëse që përfaqësojnë edhe flamurin e ri të Kosovës, po ashtu edhe ngjyrat e flamurit të BE- së.

Read Previous

Fëmijët e kopshtit “Little Miracles” festojnë Pavarësinë e Kosovës

Read Next

Nis vlerësimi i votave të mërgatës