Polica jep detaje për vjedhjen e armatosur në Termocentralin Kosova A

Një vjedhje e armatosur ka ndodhur të hënën në Termocentralin Kosova A.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se persona të panjohur kanë mbajtur rojën e Teromcentralit duke e kanosur dhe fyer.

“Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike, vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/

Read Previous

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

Ademi: FIFA po i pranon të gjitha projektet e FFK-së