Kardiologët ndajnë 4 ushqime që duken të shëndetshme, por mund të dëmtojnë zemrën!
Disa zona të Spanjës po përjetojnë muajin maj më të nxehtë ndonjëherë, me temperatura që arrijnë mbi 40 gradë Celsius në disa vende.
Agjencia Shtetërore e Motit paralajmëroi autoritetet lokale në 10 rajone, duke thënë se mund të përballen me një nga valët më intensive të të nxehtit në vite.
Qyteti i Jaén në Spanjën jugore regjistroi të premten temperaturën më të lartë të majit prej 40 gradë Celsius.
Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më të shpeshta dhe më intensive.
Moti i ngrohtë pranveror i Spanjës është rezultat i ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika e Veriut, duke bërë që temperaturat të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Rajonet më të goditura janë Andaluzia në jug, Extremadura në jug-perëndim, Madridi dhe Castilla La Mancha në qendër dhe Aragona në veri-lindje./A2news/

