Shoqata “Bereqeti” gjatë muajit të Ramazanit ka dhuruar mbi 2000 pako për familjet në nevojë

Pas plot një muaji sakrifice, lutjesh e adhurimi ndaj zotit, besimtarët myslimanë festojnë nesër festën e Fiter Bajramit.

Përgjatë muajit të Ramazanit besimtarët shprehen më së miri besimin, sinqeritetin, unitetin dhe bujarinë.

Kështu tha koordinatori i shoqatës  humanitare ‘’Bereqeti’’ Abdurrahaman Bejtullahu, i cili mes tjerash ka theksuar se në këtë muaj ashtu si çdo here tjetër njerëzit e vullnetit të mirë treguan shpirtin human.

Vlen të theksohet se kjo shoqatë ka nisur që në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit të bëjë shpërndarjen e pakove ushqimore duke u munduar  që sado pak tu dal në ndihmë familjeve në nevojë.

Read Previous

1 Maji, Dita e Punëtorëve, qytetarët e Gjakovës shijojnë piknikun

Read Next

Zëvendësministri i Mbrojtjes: Serbia nuk ka mundësi të destabilizojë Kosovën