1 Maji, Dita e Punëtorëve, qytetarët e Gjakovës shijojnë piknikun

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Mirëpo si shënohet sot kjo ditë?

Ekipi televizionit Syri ka qëndruar gjatë ditës së sotme në vendet që frekuentohen më shpesh më 1 maj, ku zakonisht  qytetarët e Gjakovës dalin për piknik. Disa nga qytetarët  që ne takuam u shprehën të kënaqur me kushtet e përgjithshme të punës, ndonëse theksuan se ende ka vend për përmirësim.

Ndërkaq sot në kryeqytet janë mbajtur dy protesta me mesazhe si: ‘’Puna e papaguar e grave mban shtetin!’’, ‘’Refuzoj t’i nënshtrohem shefave’’,’’Pagë për punët e shtëpisë’’ e shume të tjera që adresonin të drejtat e punëtorit. Në anën tjetër, nga ora 11:00 kanë protestuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, me Atdhe Hukollin në krye.

Read Previous

10 raste të reja pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Read Next

Shoqata “Bereqeti” gjatë muajit të Ramazanit ka dhuruar mbi 2000 pako për familjet në nevojë