Pasditja e sotme ishte pafat për familjen Hoti. Një zjarr e kaploi banesën e tyre në katin e fundit të një ndërtese në rrugën “Nënë Tereza”, konkretisht në afërsi të Gjykatës.
Ekipi i zjarrfiksëve me të marrë telefonatën janë gjendur në vendin e ngjarjes për të intervenuar në shuarjen e zjarrit.
Ndonëse dëmët materiale janë të konsiderueshme shprehen familjarët, pasojat e zjarrit ende nuk dihen, ndërkaq e zonja e shtëpisë nga ekipi i emergjencës u shoqërua për në ambulantë përshkak se e njejta nuk ndihej mirë me shëndetin.