Në shkollën “Fan Noli” në Dujakë është sistemuar orari për të hënat e humbura

Shkolla fillore e mesme e ulët “Fan Noli”, në Dujakë, pas përfundimit me sukses të periuodës së dytë ka filluar punën dhe angazhimin e nxënësve dhe mësimdhënësve për periudhën e tretë vlerësuese. Kështu është shprehur drejtori i kësaj shkolle Ymer Alija, duke shtuar se festat zyrtare të muajve prill dhe maj kanë filluar të sjellin vështirësi në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ndërkaq koordinatori i cilësisë Fadil Gaxherri tregon se janë krijuar plane konkrete për përgatitjen e nxënësve të klasëve të nënta për testin e arritshmërisë që kësaj radhe për herë të parë do të mbahet në dy ditë.

Ndërkohë menaxheret e këtushëm dhe mësimdhënësit na thanë se në baza ditore angazhohen për të përmirësuar procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies me qëllim që të nxjerrin gjenerata sa më të mira.

Read Previous

Arrestohet në Tiranë 30 vjeçari nga Kosova, mashtroi disa qytetarë duke iu marrë 135 mijë euro kinse për investim në call center

Read Next

Mot me diell gjatë tërë javës, të enjten rënie e lehtë e temperaturave