Biblioteka e qytetit “Ibrahim Rugova” ka shënuar ditën ndërkombëtare të librit e cila është me datë 23 prill, por sot ky institucion kishte vendosur të mbaj një aktivitet me qëllim që të pres sa më shumë vizitorë të cilët erdhën në mënyrë të organizuar nga shkollat e komunës së Gjakovës. Më shumë se 400 nxënës vizituan bibliotekën, të cilët vendosën edhe pankarta me mbishkrime për rëndësin e librit, në xhamat e objektit të bibliotekës. Për vizitë erdhi edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini bashkë me bashkëpunëtor i cili përpos që lëvdëroi punën e këtij institucioni premtoi se do të shumfishohet mbështetja e komunës së Gjakovës për bibliotekën viteve në vijim.
Drejtori i bibliotekës Engjëll Berisha tha se sot përpos që janë pritur shumë vizitor janë shpërblyer edhe lexuesit më aktiv të bibliotekës.
Një ndër lexuesit e rregullt të bibliotekës i cili sot morri një libër dhuratë tha se biblioteka është e furnizuar mirë dhe që këtu ka gjetur libra të fushave të ndryshme.
30 ekzemplarë sot i’u dhuruan bibliotekës së qytetit nga komuna e Gjakovës dhe të tjerë vullnetarë.