Senatorët amerikanë sot vizitojnë Kosovën, takohen me Osmanin dhe Kurtin

Tre senatorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë sot Kosovën, ku do të takohen me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Vizita e tyre vjen pasi Murphy, Tillis dhe Shaheen qëndruan për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

Këto vizita janë nxitur nga zhvillimet në Ukrainë dhe lufta që Rusia ka nisur atje.

“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Read Next

Kryenegociatorët takohen sot për çështjen e targave