Një komb në ndryshim, Amerika e fillimshekullit XX (FOTO)
18 April, 2022
Anëtarët e një bande mafioze me armë në duar, Roosevelt-i duke mbajtur një fjalim dhe gra duke pozuar në Grand Canyon. Të gjitha këto, janë skena të Amerikës së shekullit XX që Muzeu i Arteve të Bukura në Boston, ka vendosur t’i publikojë në një botim enciklopedik, “Kartolina me fotografi reale: Fotografitë e një kombi në ndryshim”.
Kompania Eastman Kodak, prezantoi në vitin 1903 një aparat fotografik portativ me një negativ në madhësinë e kartolinës që mund të printonte drejtpërdrejt në një kartë bosh. Këto lloj fotografish që ngjasojnë me kartolina, u përhapën shumë anembanë Shteteve të Bashkuara rreth fundit të shekullit të 20-të.
Janë 317 fotografi të vjetra që përcjellin përmes imazhit, histori të vërteta dhe stilin e jetës në të gjithë Amerikën e shekullit të kaluar. /A2news/
Kjo fotografi e pabesueshme është marrë në Harrisburg, Illinois, shkrepur nga fotografi Alvis Michael Mitchell. Në të shfaqet gangsteri famëkeq Charlie Birger dhe banda e tij e armatosur. Banda e Birger-it, kontrollonte vjedhjet në të gjithë Illinois-in jugor. Ai u dënua për vrasjen e një kryetari bashkie të një qyteti të vogël dhe u bë njeriu i fundit i varur publikisht në Illinois, më 19 prill 1928.
Një imazh i marrë në Indiana rreth vitit 1917 në Panairin Union City Bi-County
Kjo kartolinë që daton rreth vitit 1909, tregon një grup burrash jashtë zyrës postare në qytetin Lenox, Iowa
Fotografia e mësipërme tregon dy punëtorë që pozojnë jashtë një tramvaje në Columbus, Ohio, rreth vitit 1909
Kjo kartolinë shfaq gërmimet që bëheshin jashtë hotelit Wyalusing në qytetin Wyalusing, Pensilvani, në vitin 1907. Zhvillimi i pasurive të paluajtshme ofroi mundësi të mira për fotografët e kartolinave
Kjo kartolinë është e vitit 1910. Me një mesazh në norvegjisht, kjo kartë, drejtuar Ole Flatland, nga Canby, Minesota, është dëshmi e komunitetit të madh dhe të gjallë skandinav në pjesën e sipërme të Midwest
Një burrë pozon për një foto në studio në Nju-Jork, rreth vitit 1908
Kopertina e librit “Kartolina me foto reale: Foto nga një komb në ndryshim”. Fotografia tregon turistët në Parkun Kombëtar Yosemite të Kalifornisë, në vitin 1908
Një linjë montimi e fabrikës së Ford Motor Company fotografuar në mesin e viteve 1920 në Dearborn, Michigan