AUV lëshon në treg produktet “Kinder” nga Gjermania, Italia dhe Polonia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se pas tërheqjes nga tregu të produkteve të brendit “Kinder” prodhues “Ferrero” për dyshimin e prezencës së salmonellës është bërë kthimi i disa produkteve me origjinë nga Gjermania, Italia dhe Polonia që janë të sigurta për konsum.

Thaçi tregon se tre produkte të kinder të importuara nga Belgjika (Schoko Bones 46gr, Schoko Bons 125gr dhe Kinder Surprise Maxi 100gr) kanë qenë të dyshimta andaj kanë reaguar menjëherë. Ai apelon  që qytetarët të mos shqetësohen pasi që produktet aktuale të kinder në tregun e Kosoës janë të sigurta.

 AUV ka vendosur qe e gjithë sasia qe ka origjinë Belgjikën të bllokohet për qarkullim ne treg në depon e importuesit (qëndron e bllombuar) deri ne vendim tjetër.

Read Previous

23 raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

Të rinjtë e “Handikos” përgatiten për tregun e punës