Një kometë edhe më e madhe se Rhode Island po afrohet drejt nesh, por fatmirësisht Toka nuk është në një rrezik të ngjashëm me atë të filmit “Don’t Look Up”!
Edhe pse kometat dallohen më së shumti për “bishtin e tyre”, i cili mund të shtrihet për miliona milje, zemra e një komete është bërthama e saj e fortë. Kjo bërthamë është e përbërë nga akulli dhe pluhuri, duke formuar kështu një “top bore”.
Bërthama e kësaj komete është 50 herë më e madhe se e të tjerave dhe masa e saj arrin deri në 500 trilionë ton, që do të thotë se është 100,000 herë më e madhe se madhësia e një komete tipike./Anabelmedia/