MPJ-ja tregon se çka diskutuan Kurti dhe Gërvalla me kryediplomatin grek

Ministria e Punëve të Jashtme ka treguar se çka është biseduar në takimin që kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla e patën me homologun grek të kësaj të fundit.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti kishim një takim të shkëlqyeshëm me ministrin e Punëve të Jashme të Greqisë, Nikos Dendias, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit. Biseduam për bashkëpunimin ekonomik dhe nevojën për një bashkëpunim të zgjeruar në mes Kosovës dhe Greqisë në shumë fusha”, thuhet në cicërimën e ministrisë që drejtohet nga Donika Gërvalla.

Për këtë takim në Greqi njoftoi më herët edhe ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti e cila po ashtu tha se bashkëpunimi ekonomik ka qenë tema kryesore e këtij takimi.

Kryeministri Albin Kurti dje tha se ka ardhur koha që Greqia ta njohë Pavarësinë e Kosovës. Madje, ai beson se shteti helen mund ta ndihmojë Kosovën edhe për njohje të shteteve të tjera mosnjohëse dhe anëtarësim në BE dhe NATO.

/Klankosova.tv

Read Previous

Manchester United tjetër zhgënjim, mposhtet nga Everton

Read Next

Xhaçka: Për Kosovën do të loboj në çdo takim, njohja dhe liberalizimi i vizave janë prioritet