Qendra Kryesore e Mjekësisë Familiare është furnizuar me fraxiparinë 0. 4 ml. Kjo është hera e parë që kjo qendër është furnizuar me këtë medikament. Furnizimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë në sasi prej 1630 të tilla, dhe të gjithë pacientët që kanë nevojë për të, mund ta tërheqin medikamentin çdo ditë pune nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 21 të mbrëmjes.
Edhe spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është i furnizuar me fraxiparinë të të gjitha llojeve. Kujtojmë se Covid-19 ka qenë një ndër shkakatarët kryesor të mpiksjes së gjakut. Kështu ka deklaruar doktori Pashk Nikaj i cili krahas rëndësisë së furnizimit foli edhe për mënyrën e përdorimit të këtij medikamenti që shërben për evitimin e trombeve të ndryshme.
Fraxsiparini në pikun e pandemisë ka qenë një ndër medikamentet më të kërkuara në treg. Barnatoret gjithashtu kanë pasur mungesa të tij e çmimi për një të tillë ka shkuar deri në 6 euro. Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe shumë barnatore të komunës së Gjakovës prapa kamerave të televizionit Syri.